E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamzë, shpërthen bombola nëçerdhe fëmijësh, 4 plagosen

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Një fëmijë i lënduar VIDEO KAMZE - Një bombol gazi shpërtheu sot në mëngjes  rreth orës 07:30 minuta në çerdhen shtetërore të fëmijëve me nr 59 në Kodër Kamzë, duke shkaktuar 4 të plagosur. Mes tyre është dhe një fëmijë çerdheje i cili ka plagë djegieje në dorën e djathtë. Drejtori i Qendrës Ekonomike dhe Zhvillimit të Fëmijëve Pëllumb Seferi tregon për A1 Report tregon se shpërthimi ndodhi në momentin e ndërrimit të bombolës.

Gazetari ynë Arsen Rusta informon se shpërthimi ndodhi rreth orës 07: 30 minuta në kuzhinën e kopshtit dhe në momentin e shpërthimit në çerdhe ndodheshin 10 fëmijë.

Fatmirësisht kuzhina ndodhet në pjesën e pasme të çerdhes duke shmangur shpërndarjen e gazit në të gjithë ambientet e çerdhes, çka do të rrezikonte jetën e fëmijëve.   Nga ky shpërthim është lënduar vetëm një fëmijë i cili në atë moment ndodhej në korridorin e çerdhes.

DESHMIA PER A1 REPORT
Drejtori i Qendrës Ekonomike dhe Zhvillimit të Fëmijëve Pëllumb Seferi tregon ekskluzivisht për A1 Report si ndodhi shpërthimi: “Në 7:30 të mëngjesit, personeli po bënte ndërrimin e bombolës së gazit. Ka pasur rrjedhje gazi. Ambienti ka qenë i ngarkuar me gaz dhe ka ndodhur shpërthimi.  Janë plagosur roja  i çerdhes  që ka qenë duke ndihmuar kuzhinieren, bashkëshortja e tij si dhe kuzhinierja. Ata po kurohen në repartin djegie-plastikë në QSUT. “

Sipas Seferit nuk ka pasur fëmijë të lënduar, por gazetari Arsen Rusta raporton se një fëmijë është lënduar pasi ka qenë në korridor në momentin e shpërthimit. Ai ka plagë të lehta djegieje në dorën e djathtë.
 
Kuzhinierja e plagosur dhe që ndodhet në repartin e djegie plastikë të QSUT-së është Bekim Xhanari, Drita Xhanari dhe Diamanta Hima. Në kopsht kanë qenë 10 fëmijë.

Përgjegjësja e çerdhes dëshmoi për A1 Report se gjëja e parë që është bërë, ka qenë nxjerrja e fëmijëve nga çerdhja. Të gjithë prindërit janë informuar për të marrë fëmijët nga kopshti.

HETIMET
 Një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes. Seferi thotë se zyrtarisht është detyrë e operatorëve për të bërë ndryshimin e bombolës  por  do "bëjmë verifikimet hap pas hapi".

MJEKET: TE PLAGOSURIT DJEGIE TE GRADES SE DYTE
Mjekët e QSUT-së i kanë thënë gazetares së A1 Report, Gentiana Haxhiu se dy pacientët kanë djegie të shkallës II, kryesisht në gjymtyrë. “Pacientët janë nën monitorim dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Roja, bashkëshortja e tij dhe kuzhinierja e çerdhes janë të shtruar tek Djegie-Plastika në QSUT”

(Foto: Bombola e shperthyer, jashtë çerdhes)

(Foto: Diamanta Hima, kuzhinierja e plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit, në QSUT)

(Foto Ekskluzive : Bekim Xhanari, i plagosuri)

(Foto: Pamje nga çerdhja në momentin e shperthimit)

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›