Kanabis në kamionin në Kapshticë/ Dyshohet se droga do dërgohej drejt Turqisë, çfarë deklaruan të arrestuarit

Zbardhen detaje të reja në lidhje me sekuestrimin e 50 kilogram kanabis në një kamion në Pikën Kufitare të Kapshticës.
Dyshohet se lënda narkotike do të dërgohej drejt Turqisë. Ndërkaq, dy të arrestuarit, babë e bir, deklaruan se nuk kanë dijeni për sasinë në kamion.
Mësohet se ka të tjerë persona të përfshirë dhe po hetohet për të zbuluar organizimin e transportit./abcnews.al