E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, 80 të humbur në aksidentin hekurudhor

Të paktën 80 persona janë deklaruar të humbur, pas aksidentit që përfshiu një tren të mbushur me lëndë kimike dhe naftë bruto në Luc-Megantic, Kanada.

Treni i mallrave doli nga shinat për arsye ende të papërcaktuara dhe disa prej vagonëve të tij shpërthyen njëri pas tjetrit, duke krijuar një zjarr të madh i cili ende nuk është shuar.

Ndonëse në fillim u raporua vetëm një i vdekur, autoritetet kanadeze bënë me dije gjatë së dielës se një bar, ku ndodheshin rreth 50 persona e disa shtëpi janë shkatërruar, ndaj bilanci i viktimave mund të jetë tronditës.

Zjarrfikësit nga kufiri përtej në Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë për shuarjen e flakëve, raportojnë mediat ndërkombëtare në edicionet online.

Kur sheh qendrën e qytetit tënd pothuajse të shkatërruar, pyetja që lind është se si do ta kalojmë këtë katastrofë, deklaroi në një intervistë kryetari i bashkisë së qytezës, Colette Roy Laroche.

Lak Megantic është një qytezë me liqen në afërsi të kufirit me Main dhe Vermont e ka një popullësi prej rreth 6 mijë banorësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›