E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanada autobuzi perplaset me trenin viktima

Të paktën pesë persona mbetën të plagosur dhe një numër i panjohur të tjerësh mbetën të plagosur, kur autobuzi me të cilin udhëtonin në Kanada u përplas me një tren në lëvizje.

Imazhet treguan se praktikisht, e gjitha pjesa e përparme e autobuzit ishte shkatërruar plotësisht nga impakti. Aksidenti u regjistrua të mërkurën në kryeqytetin Otava, rreth orës 14:00 sipas orës shqiptare. Një numër i madh automjetesh zjarrëfikëse, të ndihmës së shpejtë dhe autoambulanca ndodhen në vendngjarje. Të gjithë viktimat ose të lënduarit ishin udhëtarë të autobuzit. Bilanci përfundimtar i tragjedisë nuk është ende i njohur, pasi ngjarja është ende në zhvillim. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›