Kanadaja i bashkohet Francës dhe Britanisë në planin për njohjen e shtetit palestinez

Kryeministri kanadez Mark Carney ka bërë me dije se Kanadaja planifikon të njohë shtetin palestinez në muajin shtator, duke iu bashkuar kështu Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Carney tha se ky veprim varet nga reformat demokratike, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve nga Autoriteti Palestinez vitin e ardhshëm pa Hamasin.
Kryeministri sqaroi se Kanadaja do njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet së shpejti.
Ai përmendi zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza dhe sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi si arsye për ndryshimin dramatik të politikës së jashtme të Kanadasë.
“Niveli i vuajtjeve njerëzore në Gaza është i patolerueshëm dhe po përkeqësohet me shpejtësi. Kanadaja kishte qenë prej kohësh e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete si pjesë e një procesi të negociuar paqeje, kjo qasje nuk është më e qëndrueshme. Perspektiva e një shteti palestinez po gërryhet para syve tanë“, tha Carney.
Ai përmendi zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza dhe sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi si arsye për ndryshimin dramatik të politikës së jashtme të Kanadasë. Ai tha se njohja e shtetësisë palestineze do të varet nga angazhimet e Autoritetit Palestinez për të reformuar rrënjësisht qeverisjen e tij dhe për të demilitarizuar territorin.
Komentet e kryeministrit vijnë një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të njihte shtetin palestinez në shtator nëse Izraeli nuk pranonte një armëpushim dhe kushte të tjera dhe një javë pasi Franca zbuloi një plan të ngjashëm.
Ministria e jashtme e Izraelit e hodhi poshtë njoftimin e Kanadasë, duke e quajtur atë “një shpërblim për Hamasin”. Shumica e vendeve, 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së, e njohin zyrtarisht shtetin palestinez.
Ai tha se njohja e shtetësisë palestineze do të varet nga angazhimet e Autoritetit Palestinez për të reformuar rrënjësisht qeverisjen e tij dhe për të demilitarizuar territorin.
Kanadaja kishte qenë prej kohësh e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje me dy shtete si pjesë e një procesi të negociuar paqeje, kjo qasje nuk është më e qëndrueshme.
/rtsh.al/