Kanavaro rikthehet tek Juventus
Fabio Kanavaro eshte serish lojtari i Juventusit. Skuadra bardhezi ka bere te ditur se ka arritur nje marreveshjen 1-vjecare me mbrojtesin e Realit te Madridit, qe skadon me 20 qershor te vitit 2010. Menjehere pas arritjes se marreveshjes Kanavaro ka shprehur padurimin dhe deshiren e madhe qe ka pasur gjithmone per t’u rikthyer ne Torino dhe tani endrra e tij per te veshur serish fanellen bardhezi u be realitet. Te njejtin optimizem kane treguar edhe drejtuesit e skuadres se Juventusit. Ata kane deklaruar se vetem ne keto momente kane mundur te arrijne marreveshje me Kanavaron pasi i perfundonte kontrata qe kishte me skuadren e Realit te Madridit edhe pse e kerkonin prej kohesh.