E Diel, 1 Nëntor 2026

Kancelarja Merkel flet per integrimin JO shoqerive paralele ne te cilat nuk vlejne te drejtat themelore

Kancelarja gjermane Angela Merkel ne nje bisede me gazeten e njohur Frankfurter Allgemeine Zeitung ne numrin e se shtunes 18.09 ne te cilen ajo kunderpergjigjet ndaj akuzes se CDU po shkeputet nga rrenjet e saj si parti konservatore ka prekur edhe temen e migrimit. Gjermania eshte e detyruar te ndryshoje me shume shtoi ajo. Ne lidhje me kete kemi pasur per shume vite iluzione. Ata duhet te pergatiten per ndryshime te tjera ne te ardhmen vecanerisht si pasoje e imigrimit vlereson Merkel.

Bildunterschrift Pamje simbolike

Integrimi - detyre e vendasve dhe e te ardhurve

Integrimi eshte nje detyre edhe per shoqerine vendase ka theksuar Merkel. Ndersa per imigrantet qe refuzojne integrimin ajo paralajmeroi qendrim strikt. Xhamite do te jene me shume se me pare pjese e pamjeve te qyteteve tona tha Merkel.

Kancelarja Angela Merkel pranoi gabime ne politiken gjermane te imigrimit. Shume gjera nuk kane pasur sukses deri tani i tha ajo gazetes Frankfurter Allgemeine Zeitung. Kryetarja e qeverise theksoi se nuk do te toleronte shoqeri paralele ne te cilat nuk vlejne te drejta themelore si per shembull barazia e burrit me gruan. Imigrantet qe refuzojne kurset e gjuhes duhet te llogarisin me shkurtimin e perfitimeve sociale tha ajo. Diskutimi mbi deshtimet ne politiken e integrimit u rindez prej tezave te diskutueshme te anetarit tashme te pushuar te kryesise se Bankes Qendrore Gjermane Thilo Sarrazin. Merkel tha se nuk e ka lexuar librin e Sarrazinit.

AG/Lindita Arapi

Redaktoi Elert Ajazaj

Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›