E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja Merkel flet per pergjimet dhe ekonomine

Kancelarja Angela Merkel deklaroi se një numër i madh pyetjesh i shtohen akuzave mbi cështjen e spiunazhit. Reagimi vjen pas “skandalit Snouden” ku disa nga të dhënat më të rëndësishme të shërbimit të inteligjencës amerikane u zbuluan.

"Momentalisht jemi duke hetuar nëse shërbime të tjera sekrete jo ato zyrtare gjermane, mund të mos i jenë bindur legjislacionit tonë, duke shpërndarë të dhëna. Realisht e presim diçka të tillë".

Në një prej informacioneve të dhëna nga Snoëden, Uashingtoni u akuzua për përgjime të bisedave private të brendshme të Bashkimit Europian dhe disa prej zyrtareve më të rëndësishëm gjermanë.
Larg nga pretendimet e spiunimit, Merkel theksoi tatime më të ulëta dhe punësim rekord në Gjermani. Por ajo theksoi se problemet financiare vazhdojnë gjetkë në BE.

"Gjermania do të jetë mirë, vetëm nëse Evropa është e mirë."
"Detyra jonë në vitet e ardhshme është të mbajme monedhen tone euro të qëndrueshme dhe të sigurt, për të shmangur një krizë si kjo në të ardhmen. Unë e kam thënë atë më parë: Ne kemi bërë shumë për të kapërcyer këtë krizë, por kjo nuk është e gjatë".

Sipas sondazheve, Merkel ruan kuotime të larta. Kjo është mbështetja që ajo është duke shpresuar se do të ketë në kutinë e votimit së shpejti kur ajo do të kandidojë për një mandat të tretë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›