E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja gjermane Angela Merkel lidhje me komunistët?

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vënë sërish nën presion pas publikmit të një fotojë, që tregon se ajo kishte lidhje me komunistët.  Fotoja e publikuar nga gazeta gjermane BILD  tregon Merkel në moshën 17 vjeçare të veshur me uniformë komuniste të gjermanisë Lindore.

Merkel prej kohësh e ka mohur se ka pasur lidhje me komunistët e ndërsa kjo foto e 1972 e tregon atë të veshur me uniformë  ushtarake , e ndërsa ishte e përfshirë  në një stërvitje të mbrojtjes civile të Gjermanisë Lindore.

Stërvitjet përfshinin përgatitjen për ndihmën e parë. Fotoja është publikuar nga një shoqe e kancelares  Sonja Felssberg.  Buzëqeshja e saj tregon lehtë se është ajo është e kënaqur në këtë pozicion.

“Ne të gjithë kemi fjetur në një dhomë në krevate marinari, kur kemi bërë ushtrimet. Në mësonim  trajtimin e plagëve dhe stabilizimin e pacientëve, jo shumë të ndryshme nga ajo që ju do të mësoni sot në trajnimin e ndihmës së parë me Kryqin e Kuq. Por ne gjithashtu mësonim si të përdornim harta dhe busull për të dalë nga  pyjet dhe shkretëtirë”  thotë 58 vjeçarja Felssberg.

Kohë më parë libri “Jeta e parë e Angela M.”  bëri bujë  e ndërsa vëzhguesit dyshojnë për vlerën e zbulimeve të reklamuara nga libri si dhe për fotot .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›