Kanceri i gjirit, Osmani: Kontrollohuni e merrni masa, asnjë grua s’duhet të mbetet vetëm

PRISHTINË, 24 tetor/ATSH/Nën përkujdesjen e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, të enjten është mbajtur manifestimi tradicional “Ecja simbolike” në sheshet e Prishtinës, me qëllim të ndërgjegjësimit dhe mbështetjes së grave që përballen me sëmundjen e kancerit të gjirit.
Presidentja Osmani ka thënë se zbulimi i hershëm i sëmundjes shpëton jetë, andaj gratë duhet t’i kushtojnë vetes kujdes më të madh dhe të kryejnë kontrolle parandaluese.Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, Nafije Latifi, ka thënë ka ende punë për t’u bërë në sektorin shëndetësor për trajtimin e kësaj sëmundjeje, pasi 450 raste të reja dalin çdo vit me këtë sëmundje. /KosovaPress/