E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanceri i gjirit deri ne 400 numri i rasteve te reja

Te dhenat statistikore thone se 350-400 raste te reja shfaqen cdo vit ne vendin tone. Specialistet thone se semundja po shfaqet tek moshat e reja.

Kanceri i gjirit perben nje problem madhor ne Shqiperi llogarit keto vitet e fundit ku kemi patur rreth 350-400 raste te reja ne vit. Dhe te mendosh qe semundja ka qene ne stad shume te avancuar dhe si pasoje dhe rrezikshmeria eshte shume e larte. Ashtu sic theksova numri i rasteve eshte ne rritje 400 raste te reja ne vit eshte relativisht e larte dhe karakteristike eshte rritja e rasteve dhe prekja e moshave te reja thote Lumturie Merkuri specialiste ne Institutin e Shendetit Publik.

Sot ishte dita e ndergjegjesimit per grate mbi rrezikshmerine e kesaj semundje duke ftuar nenat dhe vajzat qe te bejne mamografine se here kur kuptojne se kane shqetesime ne pjesen e gjirit.

2010-10-31 1632

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›