E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kanceri i mitrës në rritje, mjekët: Gratë duhet të shtojnë kontrollet tek specialistët

Cdo vit në vend diagnostikohen më shumë se 100 gra me kancer të qafës së mitrës. Mjekët specialistë shprehen se pavarësisht ekzaminimeve që behën risku i shfaqjes së tij është i lartë.

“Kanceri i mitrës vazhdon të jetë në rritje pavarësisht ekzaminimeve preklinike që bëhen që drejtohen në mënyrë të programuar,  por ato kanë filluar të depistohen të kapen në kohë por incidenta është e lartë. Shkaku kryesor është humman papillomavirus, ai është shkaktari kryesor, është mjaft i përhapur.  Rrugët e transmetimit janë të ndryshme, janë të shumta, është rruga seksuale ose aerogene”, tha Afërdita Manaj, gjinekologe.

Kozeta Filipi, mjeke epidemiologe pranë ISHP thekson se kanceri i qafës së mitrës prek gratë në moshën riprodhuese, në moshën më të fortë dhe më aktive të jetës së tyre.

“Cdo grua e popullatës mbi 40 vjec deri në 50 vjec duhet të paraqiten pranë mjekut të familjes, të marrin informacionin e duhur për këtë program, të marri testimin përkatës të kryejë të tëra procedurat për të marrë pjesë në këtë depistim. Ky program është një program i cili e zbulon kancerin e qafës së mitrës në nivele më të hershme dhe i rrit mundësinë një gruaje për ta trajtuar atë dhe për ta parandaluar. Pjesëmarrja në testime, kryerja e testimeve të HPV për këtë popullatë dhe kryerja e PAP Testit për popullatën që nuk i përket kesaj moshe dhe kryerja e ekzaminive të mamografisë që të shpetojë jetë”, deklaroi Kozeta Filipi, mjeke epidemiologe, ISHP.

Mjekët këshillojnë pjesëmarrjen e lartë në testime dhe kryerjen e ekzaminimeve për të minimizuar riskun e shfaqjes së kancerit të qafës së mitrës. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›