E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidat për President në Kosovë/ Sejdiu: Kam pranuar propozimin. Jam në shërbim të qytetarëve e shtetit

Bekim Sejdiu, emri konsensual i propozuar për kandidat për president të Kosovës, ka deklaruar se e ka pranuar propozimin.

“Kjo më bën mua të jem i nderuar. Është besim i madh dhe nder i madh. Unë e kam pranuar këtë propozim.

Duke qenë i vetëdijshëm edhe me barrën që e sjell pozita e presidentit, jam vënë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë që të shërbej me devotshmëri.

Procesi i zgjedhjes së presidentit ka një aspekt politik dhe procedurë kushtetuese në Kuvend”, ka deklaruar Bekim Sejdiu./rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›