E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kandidatët për Tiranën; sot afati i fundit për Primaret e PD

Sot eshte afati i fundit per te gjithe kandidatet qe deshirojne te garojne ne primaret per bashkine e Tiranes.

Zyrtarisht ne kete gare marrin pjese, deputeti Belind Kellici, ish-deputeti Gert Bogdani, mjeku Ilir Alimehmeti dhe avokatja Adriana Kalaja.

Sot duhet te ishte afati i fundit edhe per primaret per bashkine e Elbasanit dhe Durresit por komisioni zgjedhor ne PD ka vendosur te shtyje afatin.

Pas depozitimit te kandidaturave nje keshill do te beje vleresimin e kritereve dhe me pas kandidatet do te nisin fushaten e cila zgjat 3 jave.

Ne 4 dhjetor anetaret dhe simpatizantet e PD do te votojne per te zgjedhur kandidatet qe do te synojne fitoren perballe mazhorances socialiste ne 14 maj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›