Kandidatet republikane per president me te ardhura miliona dollareshe

Kandidati presidencial republikan Rick Santorum shpalli dokumentet tatimore per 4 vitet e fundit duke treguar se ka fituar me shume se 3 milione e 500 mije dollare qe kur eshte larguar nga Senati kryesisht permes lidhjeve ne Uashington.
Santorum per te cilin sondazhet e fundit te opinionit publik tregojne nje shtim popullariteti i shpalli mbreme dokumentet mbi te ardhurat e tij financiare
Dokumentet tregojne se qe nga viti 2006 kur humbi vendin e tij te Senat te ardhura ishin rezultat i paraqitjeve publike roli si keshillar si dhe nga shitja e aksioneve nga rreth 659 mije dollare ne vitin e pare ne vitin 2007 ne rreth 1 milion dollare ne kete vit.
Santorum nipi i nje minatori qymyrguri po perdor prejardhjen e tij te thjeshte per te ardhur ne Uashington duke e vecuar veten nga rivalet e tij Mitt Romney dhe Newt Gingrich me prejardhje nga shtresa te pasura. Por te dhenat e taksave tregojne jo vetem pasurine e tij por edhe faktin se lidhjet ne Uashington i kane sjelle atij shumicen e te ardhurave.
Publikimi i te dhenave tatimore u jep votuesve nje shans per te shqyrtuar aktivitetet e kandidateve dhe lidhjet e tyre financiare.
Taksat jane bere edhe nje ceshtje e theksuar ne garen republikane per shkak te polemikave mbi nje norme tatimore me te ulet per te ardhurat e realizuara nepermjet investimeve.
Romney dokumentet e taksave te te cilit tregojne se ne vitin 2010 fitoi 21 milione dollare pagoi me pak se 15 perqind te te ardhurave te tij ne taksa. Gingrich i cili fitoi 3 milione dolallare ne vitin 2010 dhe Santorum i cili fitoi 930 mije dollare secili paguan me shume se 25 per qind.
Administrata Obama ka bere thirrje per nje ndryshim ne kete ligj nga i cili perfitojne kryesisht me te pasurit duke thene se kjo eshte se ligji i tanishem eshte i padrejte per njerezit me te ardhura mesme e te ulta.