Kandidatët, sloganet e fushatës
Nga E vetmja rrugë te Me Çimin, një Rrashbull ndryshe
Fushata elektorale për zgjedhjet e 8 majit nuk ka vetëm takimet derë më derë, debatet publike dhe akuzat e kundërakuzat.Një detaj tjetër i saj është edhe slogani i vendosur së bashku me portretin e kandidatit, me të cilin ai identifikohet te zgjedhësit. Gazeta boton sot disa prej sloganeve që të zgjedhurit nga PD-ja dhe PS-ja kanë veçuar për tiu kërkuar votën qytetarëve pas dy javësh.
Sloganet
Sloganet elektorale përmbajnë një mesazh të shkurtër që kandidati për kryetar të bashkisë ose komunës ia drejton elektoratit. Në sloganet e përdorura për këto zgjedhje, në të shumtën e rasteve bëjnë diferencën mes atyre kandidatëve që kërkojnë një mandat të dytë dhe atyre që duan të ndryshojnë drejtimin e pushtetit lokal. Kandidatët demokratë të zgjedhur një herë dhe të rikandiduar premtojnë zhvillime të reja për zonat e tyre, ndërkohë që ata të majtë kanë në qendër të mesazhit të tyre të vetmen rrugë. Në Sarandë, Edmond Gjoka i PD-së ka në sloganin e tij Përvojë, Energji, Largpamësi, ndërsa rivali socialist, ish-deputeti Stefan Çipa E vetmja rrugë për Sarandën. Në garën për Elbasanin, Durim Hushi, i koalicionit të djathtë, i drejtohet elektoratit me fjalët Për Elbasanin sot dhe nesër, ndërsa kryebashkiaku aktual, Qazim Sejdini, kërkon të vazhdojmë së bashku. Në Vlorë, ish-deputeti i PD-së, Ardian Kollozi, kërkon votën për të ndryshuar qytetin. Bashkë për të ndryshuar Vlorën, ndërsa rivali i tij Shpëtim Gjika premton Vlorën europiane. Në kryeqendrën e veriut, kryebashkiaku aktual, Lorenc Luka i PD bën thirrje për tu bashkuar për Shkodrën, ndërsa Genc Uruçi i PS-së kërkon besimin e qytetarëve në 8 maj. Më besoni dhe ju garantoj punë, profesionalizëm dhe transparencë, thuhet në sloganin e Uruçit.
Mesazhet
Në fakt, sloganet që prezantojnë programin e kandidatëve nuk janë të vetmet që po përdoren në këto zgjedhje. Në komunën Rrashbull, Hasen Gashi i PD-së u drejtohet qytetarëve me mesazhin me Hysenin Rrashbulli ecën vetëm përpara, ndërsa kundërshtari i tij Shkëlqim Troplini, shkruan në sloganin e tij me Çimin një Rrashbull ndryshe. Në Kuçovë e Urën Vajgurore, veç garës së kandidatëve, ka edhe garë premtimesh elektorale. Bardhyl Gjyzeli i PS për Kuçovën shkruan voto Bardh Gjyzelin, se pas 4 vjetësh Kuçova do të jetë qyteti më i bukur në Shqipëri, ndërsa Syrja Ormenaj për Urën Vajgurore Voto Syrja Ormënaj se do ta bëjë Urën Vajgurore portën e Beratit. Për nga premtimet, nuk ngelen mbrapa edhe kandidatët e partive të vogla. Në komunën Lis të Dibrës, Xhezmi Dika i LZHK-së shkruan në sloganin e tij Momenti i duhur, voto Xhezin.
Disa nga Sloganet e kandidateve per zgjedhjet lokale
Bashkia SARANDE
Edmond Gjoka, PD: Përvojë, Energji, Largpamësi
Komuna Ksamil
Vesel Koçia, PD: Për Ksamilin që ju doni
Komuna Mesopotam
Jorgo Sterio, MEGA: Për një të ardhme më të mirë
Komuna Dhivër
Petro Bereti, MEGA: Ne të parët për vendlindjen
Komuna Aliko
Kristo Çavo, MEGA: Vurgu do investime. Dimë, mundemi, realizojmë
Bashkia ELBASAN
Durim Hushi, PD-LSI: Për Elbasanin, sot dhe nesër
Qazim Sejdini, PS: Të vazhdojmë së bashku
Bashkia Cërrik
Servet Duzha PD: Për qytetarët cërrikas
Komuna Bradashesh
Sabri Sollaku, PD: Vazhdojmë së bashku
Bashkia Vlorë
Ardian Kollozi, PD: Bashkë për të ndryshuar Vlorën
Shpëtim Gjika, PS: Për Vlorën Europiane
Komuna Qendër
Fredo Berberi, PD: Koha e ndryshimeve të mëdha
Bashkia Shkodër
Lorenc Luka PD: Për Shkodrën, të gjithë bashkë
Genc Uruçi, PS: Më besoni dhe ju garantoj punë, profesionalizëm dhe transparencë
Bashkia Koplik
Ramadan Lika PD: Vazhdojmë të qeverisim së bashku
Komuna Bushat
Zef Hila PD: Voto Zef Hilën për vazhdimin e ndryshimit
Komuna Berdice
Qamil Xhurreta, PD+PR: Ju shërbej dhe ju përfaqësoj me dinjitet dhe përkushtim
Besnik Brahimi, PS: Vota për Besnik Brahimin, votë për Ju
Komuna Velipoje
Nikollë Marku, PD: Të gjithë bashkë për Velipojën
Pashko Ujka, PDK+PS: Tia kthejmë Velipojën velipojakëve
Komuna Kastrat
Vitor Popaj, PD: Ta bëjmë Kastratin
Bashkia Durrës
Vangjush Dako, PS: Durrësi sndalet më
Ferdinand Xhaferaj, PD: Durrësi meriton më shumë
Bashkia Sukth
Selman Xhelili, PS: Xhelili, e vetmja rrugë për Sukthin
Sherif Fortuzi, PDIU: Vota për Sherifin, mirëqenie për ju.
Komuna Ishëm
Sulejman Ibrahimi, PS: Duke votuar Sulën, votoni për të ardhmen
Komuna Rrashbull
Hysen Gashi, PD: Me Hysenin, Rrashbulli ecën vetëm përpara
Shkëlqim Troplini, PS: Me Çimin, një Rrashbull ndryshe
Bashkia Fushë-Krujë
Bilal Stafuka, PD: Infrastruktura moderne dhe sipërfaqet e gjelbëruara prioriteti im.
Gjon Bardhi, PS: Të shpëtojmë Fushë-Krujën nga përmbytja e të rrisim punësimin
Bashkia Korçë
Niko Peleshi, PS: Një hap përpara
Andrea Mano, PD: Një Korçë për të gjithë.
Komuna Drenovë
Flamur Sala, PD: Vazhdojmë së bashku
Hekuran Puna, PS: E vetmja rrugë
Bashkia Berat
Fadil Nasufi, PS: E vetmja rrugë për Beratin
Ilir Deçolli, PD: Voto Deçollin, se do ti kthejë besimin qytetarëve të Beratit
Bashkia Kuçovë
Bardhyl Gjyzeli, PS: Voto Bardh Gjyzelin, se pas 4 vjetësh Kuçova do të jetë qyteti më i bukur në Shqipëri
Bashkia Urë Vajgurore
Syrja Ormenaj, PS: Voto Syrja Ormënaj, se do ta bëjë Urën Vajgurore portën e Beratit
Bashkia Fier
Baftjar Zeqaj PS: Ne jemi e vetmja rrugë për Fierin
Ilir Bele, PD: Ju jeni të parët, i pari është Fieri
Bashkia Ballsh
Dallandyshe Allkaj, PD: Votoni për mua, jam gati tju shërbej
Komuna Dermenas
Fadil Selaci, PD: Ju jeni të parët, së bashku për zhvillime të tjera
Komuna Kuman
Rajmond Plaka, PD: Vota për mua, votë për fëmijët tuaj, votë për komunë europiane
Komuna Qendër, Mallakastër
Agron Kapllani, PD: Votoni për mua dhe projektet e mia
Bashkia Roskovec
Gëzim Çaushi PD: Le ti kthejmë dinjitetin qytetit tonë
Komuna Zharrëz
Taulant Gremi, PD: Më tepër investime, për një jetë më të mirë
Bashkia Lezhë
Gjok Jaku PS: Për një Lezhë moderne
Viktor Tusha, LSI: Për një qytet universitar
Bashkia Kurbin
Bardh Rica, PD: Të vazhdojmë së bashku të ndryshojmë Laçin
Artur Bardhi, PS: Të bëjmë Laçin një qytet europian
Bashkia Mamurras
Dedë Ndreca, PS: Të mbarojmë investimet e nisura dhe të rrisim punësimin
Ilir Pjetraj, PD: Ta shndërrojmë Mamurrasin në një qytet me standarde evropiane
Bashkia Rrëshen
Gjon Deda PD: Së bashku të vazhdojmë projektet e nisu