E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore, jep sugjerime se cilët numra duhen votuar

Kandidati i Listës Serbe për deputet, Milan Kostiç ka thyer heshtjen zgjedhore.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë partinë e tij. Gjithashtu u ka sugjeruar serbëve edhe numrat e kandidatëve për të cilët duhet të votojnë.

Mesazhi i tij përmbante gjuhë nacionaliste ku shkruhej “të gjithë për Serbinë”.

Me Ligjin e ri sipas nenit 37, “heshtja zgjedhore fillon” nga hapja e Qendrave të Votimit në orën 07:00, e deri në mbylljen e tyre në orën 19:00.

Heshtja zgjedhore është ligjërisht e zbatueshme. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk lejohet asnjë fushatë aktive, e po ashtu edhe informimi për sondazhet e opinioneve është i ndaluar./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›