E Martë, 3 Nëntor 2026

Kandidati i PD kundërshtoi heqjen e posterit, Policia e Fierit: Ndërhymë për mospërshkallëzimin e konfliktit

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Drejtoria rajonale e policisë së Fierit njoftoi sot se  ndërhyri për të pshmangur përshkallëzimin e konfliktit ndërsa Policia Bashkiake u ndesh me rezistencë kur po hiqte një poster fushate në qendër të qytetit.

Drejtori i Policisë Bashkiake kishte njoftuar policinë  se një subjekt politik kishte vendosur poster në kundërshtim me ligjin dhe se po kundërshtonte forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

“Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë. Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë”, njoftoi policia.

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier vjen pas një lajmi të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike).

Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë.

Bardhi: Përpjekje për intimidim të opozitës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe drejtues politik I kësaj partie në Fier, Gazment Bardhi në reagimin ndaj shoqërimit në komisariat të kandidatit demokrat për deputet në Fier, Fatjon Semanjaku e cilësoi si akt të paprecedent me qëllim intimidimin e opozitës në javën vendimtare të zgjedhjeve.

“Kandidati Semanjaku është penguar fillimisht nga banditë me uniformë të të korruptuarit në krye të bashkisë, Armando Subashi, që të ushtrojë veprimtarinë e tij elektorale përmes stendave që janë forma më demokratike e komunikimit me qytetarët. Ky akt përbën një tejkalim të pashembullt të ndarjes mes shtetit dhe parties”, u shpreh Bardhi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›