E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kandidati i pavarur në Vlorë “thumbon” socialistët: Po fitoni, por nuk qeveriset qyteti me 7% të votuesve

Kanidatja socialiste Bruna Mersini kryeson në numërimin e votave për bashkinë e Vlorës.

Kandidati i pavarur Gjergj Nikaj teksa është i pranishëm gjatë procesit të numërimit ka thumbuar socialistët.

“Po fitoni po fitoni, por nuk qeveriset qyteti me 7% të votuesve”, është shprehur ai, duke iu referuar pjesëmarrjes së ulët.

Në këtë bashki kandidatja Brunilda Mersinit përfaqëson Partinë Socialise, përballë kandidatëve të pavarur Dionis Sota, i cili ka mbështetjen e opozitës dhe Gjergji Nika.

Vlora është qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votim. Në total, në këtë qark kanë votuar 12.54% ose e thënë ndryshe 16.205 qytetarë nga 129.194 që ishin në total me të drejtë vote.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›