E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kandidatja për deputete e LDK: Kemi zhvilluar një fushatë intensive, e bindur në fitore

Kandidatja për deputete e LDK, Mirlinda Krasniqi thotë se presin një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 9 Shkurtit në Kosovë.

“Jam e bindur në fitore dhe në rezultat të bindshëm duke parë edhe frymën edhe energjinë e njerëzve. Ka njerëz shumë të madh në tubime.”, tha ajo në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News.

Duke komentuar fushatën e kundërshtarëve dhe gjuhën e urrejtjes së përdorur, Krasniqi tha:

“I shikoja me keqardhje. As ne dhe as ata nuk duhet të merremi me atë çka kanë bërë të tjerët duhet të tregojmë se çfarë do të bëjmë ne. Nuk më shikon askush se kush isha, por kush do të jem. Këtë e kam parë si mangësi te ata. Gjuha e urrejtjes nuk më është dukur e arsyeshme. Me një kryeministër që përdor fyerje dhe sharje, nuk arsyetohet në asnjë aspekt.”/abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›