E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kandidojnë për ambasadorë, Malo dhe Kadia lirohen nga detyra

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot lirimin nga detyra të dy zëvendësministrave për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo dhe Besart Kadia.

Vendimi për lirimin nga detyra vjen pas propozimit të tyre për t’u emëruar në dy poste të rëndësishme diplomatike.

Konkretisht Malo është propozuar për detyrën e ambasadores së Shqipërisë në Kanada, ndërsa Kadia për detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Azerbajxhan.

Malo mbante postin e zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, që prej 9 shkurtit 2022.

Ndërsa Kadia u emërua si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme në 8 mars 2023. Më parë ai mbante postin e zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›