Kanosi me armë punonjëset në hotelin e tij në Borsh, arrestohet 26-vjeçari! Procedohen edhe i ati

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë nga Policia në Borsh, Himarë, ku ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve policore ka shmangur përshkallëzimin e një konflikti që mund të kishte pasoja serioze për jetën.
Një 26-vjeçar, E. Sh., banues në Himarë, është arrestuar në flagrancë pasi kanosi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij, nënë e bijë – A. O., 21 vjeçe, dhe R. O., 53 vjeçe. Gjatë konfliktit për motive të dobëta, i riu përdori një armë zjarri tip pistoletë.
Gjatë kontrollit në një nga dhomat e hotelit, Policia sekuestroi armën e zjarrit së bashku me një krëhër dhe 8 fishekë.
Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë:
A. Sh., 56 vjeç, babai i autorit, për ushtrim dhune ndaj shtetases A. O.;
P. B., 76 vjeç, për fshehje të armës pas konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
Materialet hetimore janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
/vizionplus.tv