E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kanosi me thikë disa qytetarë në Kurbin, arrestohet 43 vjeçari. I dënuar më parë për vjedhje me armë dhe tentativë për grabitje në bankë

Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi krijoi panik te qytetarët.

Sipas policisë, Gentian Diva ka kërcënuar disa qytetarë pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi kanabisi.

43-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›