E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kantrimen Zgjedhjet 2011 me te mira se te 2009-es palet te bashkepunojne per ato qe vijne

“Zgjedhjet e 2011-s, ishin më të mira se ato në vitin 2009”.

Një fakt të tillë e ka pohuar vetë Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Tomas Kantrimen, në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke folur posaçërisht mbi zhvillimet politike në Shqipëri.

Duke shtuar lidhur me këtë çështje se “duhet siguruar që zgjedhjet e ardhshme do të jenë të pastra, të besueshme dhe, mbi të gjitha të zhvilluara në bazë të rregullave të qarta, të përcaktuara qysh përpara tyre”.

“Së pari, përsa i përket vetë ditës së zgjedhjeve, vlerësimi është pozitiv.

Shqiptarët dolën për të votuar në numër rekord.

Ata treguan se kanë një mendje të pavarur.

Dhe, natyrisht, dita e zgjedhjeve ishte paqësore.

Të gjitha këto janë të rëndësishme.

Pra, vlerësimi ynë për pjesëmarrjen e shqiptarëve ishte shumë pozitiv”, tha ai.

Më tej, Kantrimen deklaroi se “vlerësojmë gjithashtu faktin që Kolegji Elektoral i ka marrë vendimet e tij dhe tani po vijmë në fund të procesit”.

Në fund, ai deklaroi se “presim nga të dyja partitë, që, këtë herë, me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, të hartojnë rregulla zgjedhore, të cilat të jenë në të mirë të popullit dhe jo në të mirë të njerëzve dhe partive të caktuara. Mjetet për ta bërë këtë ekzistojnë”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›