Kanye West e ‘shkreton’ fare

Reperi Kanye West është gati për tu bërë baba por, sjelljet e tija nuk dëshmojnë as minimumin e pjekurisë.
Gjatë koncertit të tij të shtunën mbrëma në Londër, Kanye përveç që ka sulmuar disa nga kolegët e tij përfshi edhe Jay Z, ai ka irrituar edhe shumë nga fasnat të cilët kanë braktisur sallën.
Sikur të mos mjaftonte njëherë, Kanye e ka ofenduar sërish këngëtaren Taylor Swift.
“Taylor Swift u sfidoi Beyonce-n në Grammy? Beyonce do të kërcejë në take dhe m**”” ka qenë ‘diss-i’ i tij adresuar Taylor.
Diçka që nuk u prit nga ata e tij, ishin kritikat ndaj kolegut dhe mikut, Jay Z të cilin e thumboi për hitin ‘Suit&Tie’ këngë kjo e sjellë në bashkëpunim me këngëtarin Justin Timberlake.
Kanye e pëshkroi këtë këngë me fjalët më banale të mundshme duke habitur të gjithë. Ndërkaq, në momentin kur ai thumboi edhe nënën e tij, publiku filloi të lëshojë sallën.
Kjo nuk është hera e parë që Kanye shfaqet agresiv dhe kritikues para publikut. Sjelljet e tij të pahijshme e kanë karakterizuar vazhdimisht gjatë karrierës së tij./Indeksonline/