E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanye West i refuzon Kardashianët

Duket se Kanye West shumë shpejtë është lodhur nga seritë e ‘Keeping Up with Kardashians’ realliti shou ky ku protagoniste kryesore është e dashura e tij, Kim Kardashian.

Ndonëse Kim dhe familja e saj kanë arritur kulmin e famës falë këtyre serive, Kanye nuk po e preferon këtë formë të praqitjes në publik.

'Kanye i’a ka bërë shumë të qartë Kim si nuk dëshiron të paraqitet farë në seritë e Keeping Up with Kardashians. Ai deri më tani ka bërë disa paraqitje të shkurtëra por këtë gjë nuk mendon ta bëjë në të ardhmen për shkak që, ai beson se kjo është keq për imazhin e tij” , ka thënë një burim.

Kanye nuk do të jetë i vetmi i cili nuk do të paraqitet në këto seri. Para pak ditësh ai dhe Kim bënë të ditur se as bebja e tyre që pritet të vijë në jetë së shpejti, nuk do të jetë pjesë e ‘Keeping Up with Kardashians’./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›