E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanye West kërcënon Kris Humphries

Menjëherë pasi u kuptua që Kim Kardashian është shtatzënë, ish i burri i saj, Kris Humphries indirekt la të kuptojë se fëmija mund të jetë i tij.

Kim, ende nuk ka e ka finalizuar divorcin me Kris dhe ky i fundit thuhet të ketë shqyrtuar mundësinë që fëmija të mbetet nën përkujdesjen e tij.

Kjo gjë e ka tërbuar të dashurin aktual të Kimi-t, reperin, Kanye West i cili madje, thuhet të ketë kërcënuar hapur Kris se në qoftë se del me deklarata të tilla sërish, ai ka për tu ballafaquar keq me të.

“Kanye e urren faktin se Kris po luan me Kim lidhur me divorcin. Edhe pse ai deri më tani e ka ruajtur qetësinë, fakti që Kim së shpejti do të bëhet nënë, e ka bërë atë më të ndjeshëm dhe është gati t’ia thyej turinjtë Kris-it:, ka thënë një burim I afërt me çiftin.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›