E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos me listat e votuesve

E marte 08 Janar 2013 1748 Kaos me listat e votuesve Kaos me listat e votuesve per zgjedhjet e 23 qershorit. Listat e publikuara on line jane me parregullsi te medha dhe per kete aryse drejtoria e gjendjes civile u ka kerkuar minibashkive te pezullojne afishimin e tyre. drejtuesit e minibashkise nr. 5 pohojne se ne daten 3 janar sipas kodit zgjedhor listat duhet te afishoheshin ne cdo gjendje civile por eshte vene re se pjesetaret e dhjetera familjeve jane ndare ne qendra te ndryshme votimi. Duket se drejtoria e gjendjes civile gjate reduktimit te numrit te votuesve ne nje qender nga jo me shume se nje mije ne jo me shume se 700 nuk ka marre parasysh trungun familjar te votuesve. Nderkohe drejtuesit e minibashkive qe drejtohen nga demokratet e shohin me te zbutur problemin. Ata i kane afishuar tashme listat edhe pse me gabime ne pritje te abdeitimit te tyre nga drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile. Drejtuesit e Gjendjes Civile te kontaktuar ne telefon nga vizion plus deklarojne se lista me rregullime do te dale ne ditet ne vijim pa sqaruar se perse ajo paraprake nuk u verifikua para afatit per publikimin e saj.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›