E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kaos në bypassin e Murrizit/ Makina në kanal, të bllokuara në rrugë dhe njerëz që ecin në këmbë

Situata në bypassin e Murrizit vijon të jetë e rënduar. Dhjetëra makina kanë mbetur të bllokuar ose kanë rënë në kanale.

Veç automjeteve private ka edhe mjete të transportit publik me fëmijë, gra e të moshuar.

Drejtuesit e mjeteve thonë se prej 6 orësh kanë mbetur të bllokuar, ndërsa borëpastrueset nuk kanë arritur të hapin qarkullimin.

Shumë pasagjerë janë kthyer pas, ose kanë ecur në këmbë në bypass dhe tjetër makinë ka dalë e i ka transportuar për në destinacion.

Reshjet e borës vijojnë ndërsa ka nisur ngrica në rrugë.

Policia ka bllokuar dy anët e bypassit per të mos lejuar të tjera automjete të futen, ndërsa alternativa e vetme është rruga e vjetër Milot – Burrel – Klos – Bulqizë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›