E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kaos që në nisje të seancës plenare, deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit, ndezin zhurmuese

Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione, ku deputetët e PD që nuk janë të përjashtuar kanë bllokuar foltoren.

Deputetët demokratë kanë ndezur zhurmues dhe nuk kanë lejuar socialistët që të flasin nga foltorja.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD u mor vendimi që deputetët që nuk janë përjashtuar të marrin pjesë në seancë, por të vazhdojnë aksionin opozitar duke mos lejuar normalitet në seancë.

Ndërsa deputetët e përjashtuar janë të angazhuar në terren për protestën e ditës së nesërme e cila do të shtrihet në disa rrugë të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›