Kaosi dhe tensionet në Kuvend/ Drejtori i policisë së Tiranës mbërrin në Kuvend

Drejtori i policisë së Tiranë Tonin Vocaj ka mbërritur në Kuvend, pas situatës kaotikë dhe tensioneve që u krijuan për bllokimin e seancës plenare.
Përplasjet fizike mes Qefalisë-Spahos, tek përmbysja e karrigeve dhe ndezja e flakadanëve nga ana e Ervin Salinanjit, shoqëruan seancën e sotme, e cila u mbyll shumë shpejt ndërsa deputetët socialistë votuan në këmbë projektligjet.
Ndërkohë, që në fillim të senacës janë parë pranë Kuvendit forca të shtuara policie. Ndërsa Garda ka qenë gjithë kohën në gatishmëri.