E Martë, 3 Nëntor 2026

Kaosi në Kuvend, PS kërkon masën më të ashpër për Palokën, 20 ditë përjashtim për Petrit Dodën

Partia Socialiste ka kërkuar masa disiplinore për deputetët demokratë Edi Paloka dhe Petrit Doda.

Për Palokën është kërkuar masa 40 ditë përjashtim, më e ashpra deri më tani, ndërsa për Dodën janë kërkuar 20 ditë.

Në seancën parlamentare të mditës së enjte Edi Paloka dogji rregulloren e Kushtetues dhe ia hodhi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, ndërsa Petrit Doda pati përplasje me fjalë Enkelejd Alibeaj, i cili qëndronte i ulur në karrigen e tij.

Pavarësisht tensioneve, projektligjet e rendit të ditës u miratuan, përveç ‘Lojërave të Fatit’ që u shty. Sekretariati i Etikës do të mblidhet ditën e sotme për të vendosur mbi masën e kërkuar nga mazhoranca. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›