E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kaosi në Kuvend/ Rama: Opozita solli sjelljen e rrugës në parlament, halli i një të kërkuari nga drejtësia po i çon drejt fundit

Qëndrimin e tij për shfaqjen që prodhoi parlamenti në seancë më të rëndësishme të vitit, atë të votimit në parim të projektbuxhetit për 2024, kryeministri Edi Rama e bëri në platformën X.

Tymueset, zjarrin dhe çdo akt tjetër i opozitës që pamundësoi diskutimet për projektbuxhetin, Edi Rama i quan sjellje rrugaçërore.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje.

Deputetëve demokratë u thotë se jeni pengje të Sali Berishës që do tu çojë drejt shkatërrimit për shkak të problemeve të tij me drejtësinë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.

Kjo është hera e parë që përgjatë qeverisjes së socialistëve, kartonët jeshilë për projektbuxhetin ngrihen pa bërë asnjë diskutim apo debat si nga mazhoranca qeverisëse dhe opozita.

Kjo e fundit pretendon se shumica socialiste po i shkel të drejtat kushtetuese dhe për rrjedhojë nuk do të lejojë zhvillimin normal të asnjë seance parlamentare, e cila pritet të përsëritet edhe në votimin nen për nen të projekbuxhetit në 7 dhjetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›