E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kaosi në Shqipëri ka emër dhe rrugëdalje” – Revolta studentore, diplomati Zef Mazi kundër Ramës: Dëgjo zërin e popullit! Sa më gjatë të vazhdojë, dhimbja do të jetë më e madhe

Diplomati Zef Mazi ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve kundër kryeministrit Edi Rama, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje të shumta me Policinë si dhe sulme ndaj institucioneve e bizneseve.  

zef mazi

Në një reagim në rrjete sociale, ai shpreh kritika për Bashkimin Evropian, teksa thotë se ka qenë i shurdhër përgjatë muajve të protestës paqësore.

Ai thekson se kaosi që po mbizotëron në Shqipëri ka “një emër dhe një rrugëdalje”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se duhet të dëgjojë zërin e popullit. Sipas tij, sa më gjatë të vazhdojë ky kaos, aq më e madhe do të jetë dhimbja.

“Vizita e Von der Leyen në Shqipëri ishte për të vrarë protestën, thjesht e turpshme, BE ka qenë e shurdhër në mënyrë të papërgjegjshme për 5 muaj, është e parëndësishme. Kaosi në Shqipëri ka një emër dhe një rrugëdalje – dëgjo zërin e popullit, vepro në përputhje me rrethanat. Sa më gjatë të vazhdojë, aq më keq, rezultati do të jetë i njëjtë, por dhimbja do të jetë më e madhe.”, shkruan ai.

122

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›