E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

Forcat RENEA janë rikthyer në perimetrin e Kryeministrisë, duke sjellë sërish në bulevard pamjen e një jave më parë, kur për shkak të protestës u morën masa të shtuara sigurie.

Trupat elitë të Policisë së Shtetit janë pozicionuar në gatishmëri, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës.

Prania e forcave speciale rikthen vëmendjen te tensionet e protestës së kaluar, kur përplasjet dhe aktet e dhunës shoqëruan tubimin para institucioneve.

Ndërsa protestuesit janë mbledhur sërish në bulevard, policia ka vendosur forca të shtuara në mbrojtje të Kryeministrisë dhe institucioneve përreth.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›