Kapelo: Bekam luaj ne Europe

34-vjecari luan ne kampionatin amerikan me Los Anxhelos Galaksi qe prej vitit 2007. Gjate sezonit te kaluar, ish-lojtari i Mancester Junajtid dhe Realit te Madridit u aktivizua ne forme huazimi me Milanin, por ai synon te rikthehet ne Serine A italiane.
Kuqezinjte jane shprehur te gatshem t’ia hapin serish dyert yllit anglez, por me pare duhet gjetur marreveshja me klubin amerikan.
“Devid e ka te qarte se nese nuk kthehet per te luajtur me nje skuader te madhe europiane ne dhjetor, nuk do te kete shanse per te luajtur ne Kupen e Botes”, deklaroi Kapelo per “Gazzetta dello Sport”.
Emri i Bekam eshte perfolur edhe per huazime ne Premierligen angleze, ku Celsi dhe Totenhemi jane kandidatet potenciale per te marre sherbimet e mesfushorit te krahut te djathte.