E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo Runi luajti nen nje presion te tmerrshem

LONDER- Loja e jashtezakonshme e Uejn Runit ne fitoren 3-1 perballe Zvicres ka habitur te gjithe skeptiket por jo trajnerin Fabio Kapelo i cili ne mes te te gjithe kritikave i besoi vendin e titullarit. Sulmuesi i Mancesterit ndodhej nen nje presion te tmerrshem per shkak te skandalit seksual qe eshte zbuluar keto dite ne Angli megjithate ai arriti te shenonte golin e pare ne fitoren 3-1 kunder Zvicres diten e marte ne Bazel.
Tekniku Kapelo por edhe mesfushori Stiven Xherard jane shprehur teper te kenaqur me paraqitjen e Runit. Eumlshte nje gje e shkelqyer per Uejnin - tha Xherard. ndash Perpara ndeshjes te gjitha bisedat ishin fokusuar mbi Runin dhe eshte nje gje e bukur qe ai shenoi. Mendoj se ishte i tmerrshem ashtu si te premten e kaluar. Jam i sigurt se kjo do te jete nje gje e rendesishme edhe per ne ne ndeshjet kualifikuese shtoi mesfushori. Nderkohe Fabio Kapelo duket se ka rigjetur liderin qe priste ne sulmin e Anglise. Perpara ndeshjes kishte nje presion te tmerrshem ndaj tij. Por mendoj se Uejni luajti shume mire. Ai ishte OK nga mentaliteti dhe shenoi nje gol. Futbollistet duhet te luajne pa patur gjera te tjera ne mendje djhe ai e beri kete ndaj Zvicres. Ne fund ishte shume i lumtur per lojen qe beri deklaroi italiani. Uejn Runi eshte ne qender te skandalit ne Angli pasi u zbulua se ai shkonte me nje prostitute te quajtur Xhenifer Tompson ne momentin qe bashkeshortja e tij Kolin ishte shtatzene.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›