E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 142 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek

Foto Ilustruese

IGUMENICE- Kapen 142 kg marijuane dhe 1 arme zjarri tip “Kallashnikov” ne kufirin shqiptaro-grek. Sipas policise, droga ka kaluar nga fshati Janjar i Sarandes dhe eshte kapur ne Plaisio, Filat te Igumenices.

Policia greke ka ndaluar nje automjet qe drejtohej nga nje 28-vjecar shqiptar, brenda se cilit u gjeten 142 kg 132 gram marijuane. Nderkohe ne sediljen e pare te pasagjerit, shqiptari mbante te mbushur nje arme zjarri “Kallashnikov”. Disa kilometra me tej, policia ndaloi nje automjet tjeter, qe drejtohej nga nje 34-vjecar pakistanez, hetimet per te cilin zbuluan se kishte si detyre te kontrollonte rrugen deri ne Athine, ku ishte dhe destinacioni perfundimtar. Shpresa Dine

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›