E Martë, 3 Nëntor 2026

Kapen 35 ton kokainë në Gjermani

Shtutgart – Hetuesit gjermanë kanë kryer bastisje në shtatë shtete federale, dhe kanë sekuestruar kokainë me vlerë miliarda euro.

Sipas BILD, në total janë sekuestruar 35 ton kokainë.

Sasia e madhe e drogës mësohet se është kapur në portin e Hamburgut. Një pjesë e kokainës ishte fshehur në arkat me ananas.

Zyra e hetimit doganor të Shtutgartit dhe zyra e prokurorit publik të Düsseldorfit njoftuan të premten se ishte “konfiskimi më i madh i kokainës ” në Gjermani.

Shtatë persona kanë rënë në pranga./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›