E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kapen 500 mijë euro të pa deklaruara në Durrës/ Ishin fshehur në tavanin e autobusit që vinte nga Italia

500 mijë euro të padeklaruara janë kapur4 ditën e sotme në portin e Durrësit.

Paraprakisht mësohet se ato ishin fshehur në tavanin e një autobusi të linjës Bari-Durrës.

Autobusi mbërriti nga qyteti i Barit dhe gjatë kontrollit të policisë kufitare janë gjetur paratë e fshehura në pako të ndryshme brenda strukturës metalike të autobusit.

Sasia e parave do të numërohen për një saktësim nga ana e policisë. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po zhvillon kontrolle në banesa për të zbuluar çfarë fshihet pas sasisë së parave e cila ende po numërohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›