E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kapen duke transportuar 11 kg kanabis, arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke transportuar drogë në Tiranë.

Këta persona, 27, 28 dhe dy 35 vjeç, u ndaluan teksa udhëtonin me një automjet tip “Benz”, në të cilin u gjetën në bagazh 2 thasë të mbushur me kanabis me peshë totale 11 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin dhe 5 celularë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›