E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen dy të dyshuar në Morinë, kërkohen nga Interpoli gjerman dhe ai belg

Rinas, 15 Korrik, NOA - Zyra e Interpolit në Tiranë informon se në pikat e kalimit kufitar të Morinës dhe asaj të Rinasit, është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viesbaden dhe tjetri nga Interpol Brukseli.

Lajmi i bërë me dijeni nga forcat policore për agjencinë e Lajmeve NOA konfirmon se të ndaluarit janë përkatësisht Ferit Siridolli, 46 vjeç, nga Kosova, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viesbaden, pasi gjykata e Gjermanisë 7 vjet më parë e ka dënuar për kryerjen e veprës penale të "Përdhunimit dhe heqjes së lirisë së tjetrit", parashikuar nga nenet 177, 239. 240, 52 dhe 53 të Kodit Penal gjerman.

Si rezultat i implementimit të sistemit të kërkimit të Interpol-it ASF në sistemin TIMS JAVA, u bë i mundur arrestimi i këtij personi në pikën e kalimit kufitar të Morinës, pasi nga verifikimi i kryer në këtë sistem, ai rezultonte person në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkaq, gjatë kontrollit në aeroportin e Rinasit është kryer arrestimi i qytetarit italian, Italo Gigante, 57-vjeç, nga Ruoti.

Nga verifikimi i kryer në sistemin e kërkimit të Interpol-it, ASF, ai ka rezultuar i kërkuar në nivel ndërkombëtar nga Interpol Brukseli.

Ndaj tij është lëshuar urdhri i arrestit tre vjet më parë nga gjykata së Shkallës së Parë Bruksel, për kryerjen e veprave penale të Korrupsionit pasiv dhe aktiv falsifikim dhe përdorim dokumentesh të vjedhura, pastrim të fondeve kriminale, parashikuar nga nenet 193, 194, 195, 196, 197, 213, 214, 246, 247, 250, 251, 252 dhe 505, të Kodit Penal belg.

Materialet përkatëse për këta dy persona do ti kalojnë prokurorisë së Përgjithshme dhe ministrisë së Drejtësisë, me qëllim fillimin e procedurave për arrestimin me qëllim ekstradimin e tyre drejt Gjermanisë dhe Brukselit.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›