E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kapen grabitësit në Tiranë/ Agresorëve u gjendet armë dhe drogë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi vodhën me dhunë dhe nën kërcënimin e armës një shumë parash dhe një biçikletë.

Në pranga kanë rënë Sebastian Ogiçi dhe Ruzhdi Thano. Ndërkohë në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorët e tyre.

Sipas bluve, një nga të arrestuarit ishte me masë sigurie “arrest shtëpie”.

Këta persona në zonën e selitës, përmes armës kanë arritur që t’i marrin një qytetari 1450 euro, biçikletën dhe sendet e tjera personale.

Pas arrestimit, policia u gjeti atyre një pistoletë, si dhe drogë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›