E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen shpërndarësit e drogës në Durrës, 12 persona në pranga. Sekuestrohet kokainë dhe kanabis

12 persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave e gjimnazeve në qytet.

Operacioni policor i koduar “CLEANING 3”, solli arrestimin e organizatorit të grupit, ndërsa një tjetër  është shpallur në kërkim.

Ndaj 12 të arrestuarve janë ekzekutuar masat “Arrest në burg”, për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ndërsa drejtuesi, përballet edhe me një sërë akuzash të tjera, mes tyre kontrabandë, fshehje të ardhurash dhe mbajtje pa leje të municioneve.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave në Durrës.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 180 doza kokaine, 620 doza kanabisi, peshore elektronike, 16 celularë, armë të ftohta, një përforcues grushti dhe municion luftarak.

Ndërkohë që më herët si rezultat i hetimeve në kuadër të operacioneve policore,  të koduara “CLEANING 1” dhe “CLEANING 2” janë arrestuar me dhjetra persona të tjerë po  për shitje të drogës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›