Kapet 1 kg marijuane ne linjen Sarande-Athine

Kakavije 8 Prill NOA 8211 Policia Kufitare e Kakavijes ka sekuestruar 1 kilograme lende narkotike e llojit marijuane ndersa ka arrestuar ne flagrance poseduesin e saj.
Lajmi konfirmohet prej saj per agjencine e Lajmeve NOA duke bere me dije gjithashtu se kjo sasi marijuane eshte gjendur ne nje autobus te linjes Sarande-Athine e fshehur nga nje person i cili po e transportonte ate ne drejtim te shtetit grek.
Konkretisht ne fund te autobusit ne sediljen nr.44 ku ishte ulur Emanuel Hasani 17-vjec lindur dhe banues ne Sarande poshte saj u konstatua nje pako e mbeshtjelle me leter natriban ku brenda pakos kishte lende narkotike e dyshuar si marijuane me peshe 1 kilogram.
Menjehere eshte bere shoqerimi i ketij personi se bashku me proven materiale per ne ambientet e Policise se Gjirokastres per veprime te metejshme me te specializuara.
Me pas u arrit te zbulohej se ky person lenden narkotike e kishte blere ne Sarande dhe do ta conte ne Athine.
Materialet i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane per veprime te metejshme per vepren penale te Trafikut Nderkombetar te lendeve narkotike veper kjo e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
n.e/NOA
Lajme te ngjashmeKapen 8 kg marijuane ne bagazhin e autobusitKapen 5 kg marijuane ne nje cante ne autobusTymosin marijuane per tu afruar me ShivenKapen 2 kg marijuane ne linjen Shkoder-AthineOperacioni Rruga e Vjeter kap 110 kg marijuane LidhjeEmanuel Hasani marijuane Policia Kufitare Sarande-Athine