Kapet 70 kilograme hashash ne kufirin grek arrestohet nje dy ne kerkim

Gjirokaster 27 dhjetor NOA - Nje person eshte arrestuar sot nga policia dhe dy jane ne kerkim ne Gjirokastre per transportimin e 70 kilogrameve lende narkotike hashash.
Sasia e konsiderueshme e droges ka qene duke u transportuar drejt Greqise. Policia e Gjirokastres ben te ditur se arrestimi i 23-vjecarit Adil Peshku lindur dhe banues ne Kostenje te rrethit Librazhd eshte bere sot rreth ores 01.30 te mengjesit nga sherbimet e Policise Kufitare.
Tre personat jane hasur nga policia me ane te dylbive te nates gjate kontrollit qe behej afer kufirit grek ne vendin e quajtur Gryka e Bogazit afer piramides 24 te kufirit.Menjehere forcat e Policise Kufitare jane vene ne ndjekje te ketyre shtetaseve duke u mbeshtetur edhe nga sherbime te tjera shtese te Policise Kufitare.
Patrulla e Policise Kufitare ka arritur te kape ne flagrance njerin prej transportuesve se bashku me canten qe transportonte Adil Peshku.
Ndersa dy personat e tjere duke perfituar nga erresira dhe moti i keq me shi e debore te favorizuar edhe nga terreni i thyer dhe bimesia kane arritur te largohen pa u identifikuar nga patrulla e policise kufitare duke braktisur edhe cantat te cilat jane sekuestruar nga ana e Policise.
Nga keqyrja qe iu be cantave rezultoi se ne tre cantat kishte 60 pako me peshe te ndryshme te mbeshtjella me leter natriban ku brenda tyre ndodhej lende narkotike e dyshuar si mariuane gjithsej rreth 70 kilograme.
Lenda narkotike u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.
Polica njofton se dy personat e tjere qe transportonin lenden narkotike jane dy te rinj nga Saranda ku per arsye hetimi nuk bejme me dije gjeneralitetet e tyre.
a.k/NOA