Kapet arsenal armësh në Shkodër/ Në kërkim 43-vjeçari, procedohet e ëma 73-vjeçare

Një 43-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Ibraj është shpallur në kërkim nga policia e shkodrës, pasi iu gjet arsenal armësh në shtëpi.
Sipas policisë, ai do t’i shiste armët tek persona me precedent penale, që do t’i përdornin për të kryer krime.
Në momentin e ndërhyrjes së policisë, Ibraj nuk është gjetur në banesë. Ndërsa u procedua penalisht në gjendje të lirë nëna e tij 73-vjeçare.
Operacioni u finalizua në fshatin Mali i Jushit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, dylbi dhe municion luftarak për lloje të ndryshme armësh.
Ndërkohë policia dhe prokuroria vijojnë hetimin për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.