Kapet banda që terrorizoi biznesmenët, mes të arrestuarve edhe një femër
Tiranë- Katër persona, pjesëtarë të një bande gjobëvënësish kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ku mes tyre mësohet të ishte edhe një vajzë.
Grupi prej 4 personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me gjobë prej 100.000 euro, shtetasin Joland. M, biznesmen.
Ervin Gjana, 22 vjeç, Altin Dardha, 22 vjeç, Rustem Koçi, 21 vjeç, Ravjola Lila, 25 vjeçe janë të arrestuarit për kanosje me gjobëvënie ndaj biznesmenit.
Sipas policisë të arrestuarit dyshohet se kishin krijuar një bandë ndërmjet tyre dhe lidhja për të hyrë në kontakt me personat të cilët më pas gjobiteshin beghej permes nje vajze, pjese e bandes se tyre. Aktiviteti i tyre ushtrohej në kryeqytet, ndërsa një ditë më parë policia ka ndërhyrë në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, duke shkatërruar bandën e cila dyshohet se ka kanosur edhe biznesmen të tjerë.
Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre telefona celularë me të cilët dyshohet se këto shtetas kryenin kanosjen.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: