E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kapet duke transportuar lëndë drusore kontrabandë, arrestohet 35 vjeçari në Maliq

Një 35 vjeçar është arrestuar në Maliq për transport kontrabandë të druve të zjarrit. Ai është ndaluar pasi u kap në flagrandë duke transportuar 15 metra kub dru zjarri.

Po kështu gjatë kontrollit të ushtruar në disa ambiente në pronësi të tij, u gjetën edhe 50 metra kub të tjera me dru zjarri.

Nga hetimet mësohet se lënda drusore ishte prerë në mënyrë të jashtëligjshme në zonën e Mesmalit, njësia administrative Lozhan në bashkinë e Maliqit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›