E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet ekzekutori i Kokoshit

BERAT - Policia e Beratit ka arrestuar mbremjen e djeshme, teksa kthehej per ne banese, te kerkuarin per vrasjen e dhendrit te familjes, 45 dite me pare, ne qender te qytetit. Ndricim Veleshnja, 22 vjec, eshte kapur ne lagjen "30 Vjetori", pas nje aksioni te befasishem te agjenteve te krimit, ndersa nuk ka bere asnje lloj rezistence. Ngjarja, per te cilen akuzohet 22-vjecari, ndodhi ne shetitoren e qytetit te gurte, ku 35-vjecari Sokol Kokoshi, u qellua kater here me pistolete, ndersa ndodhej ne lokal "Univers", me vjehrrin e tij, njekohesisht xhaxhai i autorit. Viktima ishte ulur per te pire kafe dhe sqaruar nje grindje, qe kishte pasur nje nate me pare me nipin e vjehrrit te tij. Si pasoje e grindjes per motive te dobeta, Kokoshi kishte dhunuar fizikisht vellane e autorit, Altin Veleshnja, i cili mberriti ne spital nga plaget e marra. Kaq ka mjaftuar per te ndodhur edhe krimi i bujshem, qe tronditi qytetin. Veleshnja akuzohet per "vrasje me paramendim".

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›